×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Qeveri ma të pafytyrë kurrë s’ka pasë Kosova”, reagon Musliu pasi VV abstenoi rezolutën për policinë

    Insajderi
    05 October 2023 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar deputetët e VV-së, të cilët sot kanë abstenuar për rezolutën për Policinë e Kosovës.

    Musliu tha se ky veprim tregon për pafytyrësinë e kësaj qeverie.

    Tutje, ajo tha se Qeveria Kurti po i poshtëron Policinë e Kosovës dhe po e trajton si të pavlerë.

    “Qeveri ma t’paftyrë ma rrencae e ma mashtruese se kjo qeveria e Albin Kurtit, Kosova kurr s’ka pas e fort jam e sigurt qe kurr s’ka me pas. Shkojne perjargen e qaraveshen e qesin lot krokodili per Policine e Kosoves e kishe po i falenderojme, e nuk votojne me ja plotesu kushtet e kerkesat e policise.

    Mos u befasoni kur te mbrrijne deri ne Prishtine Terroristet e Brogradit se ua keni ule moralin e vullnetin Policise se Kosoves duke i poshtruar e duke i trajtuar si kategori te pavlere“, ka shkruar Musliu në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark