×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qeveria deklarohet për ekzekutimin e pagave për grevistët

    Insajderi
    03 October 2022 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat e muajit shtator për grevistët, ka thënë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

    I kontaktuar nga Gazeta Insajderi ai nuk është përgjigjur duke e mbyllur thirrjen. Por, në një deklaratë për Klan Kosova ai tha se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët që kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

    “Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva” , tha Kryeziu.

    Edhe Kusari-Lila ka thënë sot se moskompensimi financiar për punonjësit në grevë, mbështetet në ligj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark