×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Qeveria e Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit”

    Insajderi
    21 March 2023 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ehat Miftaraj drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka komentuar zvarritjen e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Trustit Pensional të Kosovës.

    Ai ka thënë se korrupsion nuk është vetëm me kërkuar lekë , korrupsion është edhe kur Qeveria e Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit.

    Ky është postimi i tij i plotë në “Facebook”:

    “Korrupsion nuk është vetëm me kërkuar lekë me krye një favor. Korrupsion është edhe kur Qeveria ose Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit, me qëllim nuk zhvillojnë procedurat e emërimit të Sekretarëve nëpër shumicën e ministrive ose emërimin e bordeve me injorantë dhe servila.

    Tallava qeverisja nuk është ndryshe. Pa vizion për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e institucioneve publike, por me vizion për ti kontrolluar”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark