Ministria e Punëve të Brendshme pritet të nënshkruajë tenderin që peshon 15 milionë euro me Grigor Jotin, pronarin e Infosoft Systems.
Kjo e fundit menaxhohet nga multi-miliarderi Joti, i cili ka marrë miliona euro ndër vite nga tenderët e qeverisë së Edi Ramës.
Ai tash pritet ndikimin ta shtrijë edhe te qeveria Kurti, me kontratën për Furnizimin me Licenca të Microsoftit për Institucionet Qeveritare, e cila sipas njoftimit të MPB-së, pritet të nënshkruhet sot.
Njoftimi konfirmon se kontrata në vlerë prej 14 milionë e 988 mijë e 509 euro i është dhënë operatorit ekonomik “Infosoft Systems” me datë 29 dhjetor të këtij viti, dhe e njëjta pritet të nënshkruhet sot, me datë 30 dhjetor 2022.
Lexo edhe:
Në dy nga herët e kaluara një kontratë e tillë ishte fituar vetëm pas tenderit të hapur, ku aplikonin dy e më shumë kompani.
Gazeta Nacionale ka siguruar dokumentet, me aplikacione si dhe detaje të tjera të procedurës, së viteve paraprake.
Këtë kontratë e cila është 3 vjeçare, në vitin 2017 e kishte fituar Operatori Ekonomik “Cacttus” me adresë në Prishtinë, e në vitin 2020 të njejten e kishte fituar Operatori Ekonomik “Infosoft Systems” me adresë në Tiranë, ndërsa këtë herë do t’i ndahet operatorit ekonomik “Infosoft Systems” dhe atë pa hapur fare tender.
Shkrimi i plotë në Nacionale.com