×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Qeveria Kurti degradon Vettingun, delegon në komision Dimal Bashën e famshëm për notën 1’ish

    Insajderi
    09 December 2022 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi i Kosovës e ka formuar sot komisionin Ad-hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar në sektorin e drejtësisë. Ndërsa janë caktuar emrat e komisionet për Vetting.

    Nga grupi parlamentarë i Lëvizjes Vetëvendosje: Adnan Rrustemi është propozuar zëvendës kryesues, ndërsa anëtarë, deputetet Avni Dehari, Artan Abrashi, Arjeta Rexhepi dhe Dimal Basha.

    Në mesin e të deleguarve nga LVV është edhe deputeti Dimal Basha. Partia në pushtet ia ka besuar Bashës anëtarësinë në procesin Vetting që është cilësuar nga institucionet e vendit si një nga çështjet që do ta ‘shërojë’ sistemin e drejtësisë.

    Ky i fundit ka një histori jo të këndshme me 1shin, notën e dobët. Dëftesat e shkollës së mesme tregojnë se ai ishte nxënës i dobët.

    Basha nuk pajtohej me vlerësimin e arsimtarit, dhe iu desh të hynte në riprovim për ta bërë notën e dobët (1), në kaluese (2). Kjo kishte ndodhur në vitin 1997, kur ai kishte qenë tetëmbëdhjetë vjeçar.

    Historia me notën e dobët 1sh në lënden e Bilogjisë

    Bashës, nota e dobët i ishte vendosur në lënden e Biologjisë, ku edhe kishte mbetur në provim klasor. Derisa, ky i fundit nuk u pajtua me vlerësimin e arsimtarit, dhe tek pas riprovimit këtë notë e kishte bërë dysh (2).

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, diçka më mirë i kishte notat në matematikë, fizike, e e Gjuhë Frenge, ku arrinte ta merrte një kaluese pa hyrë në provim e riprovim.

    Derisa, në lëndët si Gjuhë Shqipe, Gjeografi, Logjikë dhe Kimi, Basha ishte vlerësuar me notën tresh (3).

    Kurse, me notën katër (4), Basha ishte vlerësuar vetëm në lëndën e Historisë. Me notën maksimale, pesë (5), ai ishte vlerësuar në lëndët Edukatë Fizike, Gjuhë Angleze dhe Mbrojtje.

    Duke u bazuar në këto nota, rezultati përfundimtar ishte “mirë” (3).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark