×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Qeveria Kurti jep edhe një tender njëburimor – afro gjysmë milioni euro për “Botek-un”

    Insajderi
    13 August 2024 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria Kurti e ka vazhduar edhe verës avazin e dhënies së tenderëve të negociuar, të kritikuar e që ngrenë dyshime për afera korruptive. Me afro gjysmë milioni euro ka MPB-ja që drejtohet Xhelal Sveçla ka angazhuar firmën “Botek” që ta mirëmbaj sivjetmin AFIS

    Gazeta Insajderi

    Janë  496 008 euro, por krejt çka gjen për to në faqen e prokurimit elektronik janë dy dokumente – gjithsej tri faqe.

    Kështu ka vepruar Ministria Punëve të Brendshme e drejtuar nga Xhelal Svçla kur i dha tender të njëburimor afro gjysmë milioni euro kompanisë “Botek”, pronë e Hilmi Asllanit.

    Ky tender është dhënë për mirëmbajtjen e sistemit AFIS (Sistemi Automatik i Identifikimit të gjurmëve të gishtërinjve) që përdorët nga institucionet ligj-zbatuese.

    Rëndom në tenderë njëburimor, që janë të kritikuar e ngrenë dyshime për afera korruprive, jepet edhe një sqarim se pse institucioni në fjalë ka përdorur këtë formë të angazhimit të një kompanie private, por jo në këtë rast, raporton Insajderi.

    “Qëllimi i këtij aktiviteti është paraqitja e nevojave të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë -MPB-së për Mirëmbajtje të sistemit AFIS (KABIS7)”, është i vetmi përshkrim, por pa sqarimin se pse nuk pati tender të rregullt e të hapur.

    Dhe, para se të jepej ky tender, MPB-ja ka publikuar një dokument në formatin ‘exel’- një faqesh, ku është dhënë mundësia e përshkrimit të çmimeve dhe dihet që kontrata është për 36 muaj, dhe një dokument tjetër dy faqesh- ku tregohet se “Botek” ka qenë firmë me të cilën me sukses janë zhvilluar negociatat, shkruan Insajderi.

    Në njoftim tregohet po ashtu se MPB-ja nuk ka negociuar me as edhe një kompani tjetër, për të parë nëse dikush mund të ofroi çmim më të lirë, pasi që bëhet me dije se “numri i tenderëve të pranuar ishte vetëm një”.

    Për të njëjtën firmë, muaj më parë Agjencia Qendrore e Prokurimeve (AQP) kishte bërë kërkesë që të futje në listën e zezë.

    Tenderët njëburimor janë bërë fenomen në Qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti. Opozita në fillim të vitit kishte paralajmëruar se do të inicioi krijimin e një komisioni hetimor për këta tenderë pasi që në atë kohë përllogaritje që vlera e parasë publike të shpenzuar në këtë formë me transparencë minimale dhe pa konkurrencë, kishte arritur në vlerën mbi 200 milionë euro. Kjo nismë ka dështuar një herë. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark