×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria mban mbledhje, paralajmërohet konferencë nga Kurti e Gërvalla

    Insajderi
    27 December 2023 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, paralajmërohet konferencë nga Kurti e Gërvalla

    Sot duke filluar nga ora 12:00, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës.

    Pas mbledhjes, do të ketë konferencë për media nga kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.


    “Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe konferencë për media e Kryeministrit Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

    Pas konferencës për medie, Zyra e Kryeministrit do të organizojë pritjen e fundvitit për gazetarë.

    “Ftojmë ekipet e medieve dhe gazetaret e gazetarët e redaksive që e kanë përcjellur punën e Qeverisë gjatë gjithë vitit, që të na bashkohen në pritjen e organizuar për fundvit. Krahas Kryeministrit Kurti, të pranishëm do të jenë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar”, thuhet tutje në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark