×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qeveria miraton buxhetin për vitin 2024

    Insajderi
    31 October 2023 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2024, shkruan Insajderi.

    Kryeministri, Albin Kurti ka bërë me dije se buxheti do të jetë në vlerë prej 3 miliardë e 314 milionë euro.

    Sipas Kurtit asnjë qeveri nuk ka bërë më shumë se qeverisja e tij në mbështetje me masa.

    Ndërsa për nivelin komunal, kryeministri Albin Kurti tha se buxheti për komunat e Kosovës do të jetë mbi 700 milionë euro.

    “Menaxhuam pandeminë, menaxhuam krizën energjetike dhe mbështetëm qytetarin për tu përballur me inflacionin dhe jo vetëm që i menaxhaum me sukses këto kriza me sukses por gjatë këtyre viteve të vështira ta rrisim ekonominë dhe të hapim vende të reja pune. U shtuan 60 mijë vende të reja të punës dhe si rezultat i masave ekonomike”, ka deklaruar ai në mbledhjen e qeverisë përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark