×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria ndan 40 milionë euro për vaksinat anti covid

    Insajderi
    15 January 2021 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në kuadër të programit për rimëkëmbje Hoti ka njoftuar se janë ndarë 40 milionë euro për vaksinën anti Covid.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për Programin e Rimëkëmbjes, ku do të ndihmohen qytetarët, bizneset, ndërmarrjet e gastronomët për shkak që u dëmtuan në vitin 2020 si pasojë e pandemisë.

    Në kuadër të këtij programi ai deklaroi se 50 milion euro do të ndahen për Shëndetësinë,  ndërsa 40 milione euro për sigurimin e vaksinës antiCovid.

    Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për sigurimin e vaksinës anti covid dhe se 1 milion e 220 vaksina do të fillojnë të arrijnë në Kosovë nga muaji shkurt.

    Pavarësisht deklarimeve të qeverisë, nga kompania Pfizer kanë deklaruar se kanë biseduar me Qeverine e Kosoves, por se ende nuk ka marreveshje per vaksinat. Kurse Covax kishte konfirmuar se vaksinat për punëtorët shëndetësorë vijnë deri në qershor, derisa të tjerat deri në dhjetor. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark