×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qeveria ndanë 113 milionë euro për rrymën në veri, reagoj Lekaj: Qytetarët ta ndëshkojnë pushtetin

    Insajderi
    15 November 2023 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka komentuar ndarjen e 113 milionë eurove nga qeveria e Kosovës për rrymën në veri.

    Lekaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kishte fyer rëndë qeverinë Haradinaj pasi kjo e fundit kishte ndarë 1 milion euro. 

    “Më kujtohet kur ishte kryeministër z.Haradinaj, patëm marrë vendim që ti ndanim 1 milion euro për pagesë të energjisë komunave veriore, dhe Lëvizja Vetëvendosje (pushteti i tanishëm) nuk la fyerje e etiketim poshtërues pa na bërë”, ka thënë Lekaj. 

    Postimi i plotë:

    Mashalla ➡️ 113 milionë euro rrymë ju Paguan serbëve nga Qeveria Kurti në 2021/22

    E dëshmuan në raportim KOSST!

    Më kujtohet kur ishte kryeministër z.Haradinaj, patëm marrë vendim që ti ndanim 1 milion euro për pagesë të energjisë komunave veriore, dhe Lëvizja Vetëvendosje (pushteti i tanishëm) nuk la fyerje e etiketim poshtërues pa na bërë!

    Qytetarët le të gjykojnë e vlerësojnë racionalisht!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark