×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë për shkak të nxehtit të madh

    Insajderi
    24 July 2023 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qindra mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë në Catania, Sicili, një qytet i prekur nga vala e të nxehtit, tha kryebashkiaku i vendit pasi organi i menaxhimit të krizës u mblodh sot.

    Termometri shkoi 47.6 gradë Celsius sot, sipas shërbimit të mbrojtjes civile të Katanias.

    Që nga e enjtja, të ndërprerjet periodike energjisë janë imponuar duke prekur rreth 500,000 njerëz, tha një zëdhënës i bashkisë për AFP.

    “Ne po paguajmë çmimin, nga njëra anë, të ndryshimeve klimatike, të cilave duhet t’i kishim kushtuar më shumë vëmendje prej shumë vitesh, dhe nga ana tjetër, faktin që infrastruktura jonë nuk mund t’i përgjigjet kushteve të reja”, tha ministri i Mbrojtjes Civile Nello Musumeci.

    E-distribuzione, një degë e gjigantit energjetik Enel që menaxhon rrjetin e Catania, shpjegoi se “temperatura e asfaltit është e nxehtë dhe prej javësh po i afrohet 50°C. Kjo, e kombinuar me lagështinë intensive, nuk lejon që nxehtësia të shpërndahet siç duhet dhe të shkaktohen dëmtime në kabllot nëntokësore”.

    Kryebashkiaku Enrico Trantino tha se i kërkoi E-distribuzione të përshpejtonte sa më shumë që të jetë e mundur ndërhyrjet e saj për të rivendosur energjinë elektrike, sepse qyteti është “gjunjëzuar”. Kompania siguroi se ka mobilizuar qindra teknikë për t’u marrë me problemin.

    Rreth 200,000 deri në 300,000 persona kanë mbetur gjithashtu pa ujë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, tha kompania Sidra që menaxhon rrjetin e ujësjellësit. Problemi, shtoi ai, u zgjidh të hënën në mëngjes.

    Autoritetet lokale kanë vënë në dispozicion dhoma me ajër të kondicionuar për të moshuarit dhe njerëzit e tjerë në nevojë, si për shembull të pastrehët. Ata po ashtu u kërkojnë banorëve të moderuar përdorimin e kondicionerëve për të parandaluar intensifikimin e problemeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark