Shqipëria do të zhvillojë mbërmjen e nesërme në Pragë ndeshjen aq të rëndësishme përballë Çekisë, kryesuesen e grupit tonë, një ndeshje që vlen thuajse sa kualifikimi për të dyja ekipet.
Fitoret e fundit të skuadrës shqiptare përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe na kanë ngjitur në vendin e dytë në grup me 6 pikë pas 3 ndeshjesh dhe përpos kësaj, na kanë dhënë shansin për të qenë edhe më pranë ëndrrës sonë që është kualifikimi për në finalet e Europianit, “Gjermani 2024”.
Paralelisht me rritjen e pritshmërive është rritur edhe më tepër intersimi për të ndjekur nga pranë “heronjt” tanë, 11-tshen nga e cila presim shumë. Mbi 1500 bileta të ezauruara në stadiumin e Pragës nga tifozeria kuqezi që ishin në dispozicion për tifozerinë mike. Nga e gjithë Europa tifozët shqiptarë do të jenë atje për t’i dhënë kurajon e duhur djemve.
Të konsideruar si lojtari i 12-të, tifozët kuqezi kanë zbarkuar në rrugët e Pragës ditën e sotme të shumtë, për të ndjekur seancën stërvitore që do të jetë në orën 18:00 në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, ashtu si edhe nesër në orën 20:45 kur do të luhet ky takim.