×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Qindra zyrtarë publikë kanë dhënë dorëheqje për shkak të pakënaqësive”

    Insajderi
    26 October 2023 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka folur për dorëheqjet e zyrtarëve publik për shkak të pakënaqësive.

    Mustafa tregoi janë qindra zyrtarë publikë që kanë dhënë dorëheqje.

    Është fatkeqësi se sa herë diskutojmë tema të rëndësishme, partia në pushte refuzon që të diskutojë. Inflacioni dhe mungesa e fuqisë punëtore tekë sektori privat, krijoj presion të shtuar tek sektori publik. Kemi qindra shërbyes civili që po largohen vullnetarisht nga puna e tyre për shkak të pakënaqësive. Gjithë sektori publik gjithnjë e me shumë e kanë vështirë të menaxhoj e  buxhetin”, theksoi ai.

    Sipas deputetit të LDK-së, duhet të rritet koeficienti për shkak të çmimeve të larta.

    Kjo për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve deri në 100% në këto tri vite. Me këto problem të rritje së çmimeve dhe kjo ekonomi, zgjidhje me e pakët që do të duhej që të i’u ofrohej zyrtarëve të shtetit kjo qeveri është që të bënte rritjen e koeficientit. Ata nuk janë të gatshme që as të diskutojnë lerë më të rris koeficienti”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark