“Q*ja bre nonen”, ushtari i FSK-së shan gjatë stërvitjeve në Iowa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Q*ja bre nonen”, ushtari i FSK-së shan gjatë stërvitjeve në Iowa

    Insajderi
    18 July 2022 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimet mes Gradës Kombëtarë të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtarët e FSK-së janë duke u stërvitur në poligonin e stërvitjes në Kampin Atterbury të shtetit të Indianës.

    Njësitë janë duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake në poligonin e qitjes, të cilat janë publikuar përmes një video në faqen zyrtare të Gardës Kombëtare të Iowa-s.

    Në këtë video përpos të shtënave, dëgjohet edhe zëri i një ushtari të FSK-së duke sharë në gjuhën shqipe, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Q*ja bre nonen”, dëgjohet ushtari në sekonden e 14 duke sharë.

    Në postimin e videos në facebook thuhet se ushtarët janë duke u stërvitur në qitje në poligon.

    “Kompania e Policisë Ushtarake 186 është jashtë në kampin Atterbury këtë javë duke shfrytëzuar hapësiren e poligonit për disa raunde qitjesh me armë së bashku me miqtë tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës”/GazetaInsajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark