×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Ekskluzive | Insajderi sjell dosjen e plotë të incidentit në klubin “HangOver”

    Insajderi
    15 July 2022 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për rrahjen brutale që ndodhi të premten e 8 korrikut në klubin e natës “HangOver” i cili gjendet në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.  Një grup burrash që punoni si sigurim i bënë për spital dy klientë. M.M dhe E.N (emra të njohur për redaksinë).

    Në krye të kësaj rrahje qëndronte shefi i sigurimit, ish-polici Brahim Shala. I njëjti u amnistuan nga Policia e Prokuroria. Pas intervistimit u lirua. U arrestuan katër kolegë të tij, Fitim Gashaj, Artan Shehu, Majlind Alijaj e Herolidn Alijaj.

    Për ‘sherrin’ që plasi ka dy variante.

    Viktima M.M tha se sapo njoftoi sigurimin se një klient tjetër po e shqetësonte u rrahë e u bë për spital, teksa punonjësit e sigurimit kanë deklaruar se M.M po i pengonte klientët e tjerë.

    Hetimet, siç kanë konfirmuar nga Prokuroria në Gjakovë për Insajderin janë duke vazhduar ndërkohë që katër të arrestuarit janë liruar. Janë mbajtur veç 48 orë.

    “Kanë qenë të ndaluar 48 orë, me urdhër të prokurorit kujdestar dhe janë liru në procedurë të rregullte, ndërkohë hetimet janë duke vazhdu. Rasti është iniciuar lëndim i lehtë trupor”, tha të hënën për Insajderin zëdhënësja e prokurorisë, Yllka Shehu.

    Gazeta Insajderi ju sjell dosjen e plotë të incidentit që ndodhi në “HangOver” të Gjakovës.

    Kallëzimi penal është parashtruar nga zyrtari policor, Anton Shkoza ndërsa prokurori i rastit është Sadri Alijaj.

    M.M e  E.N ndonëse ishin nisur për t’u argëtuar, përfunduan të rrahur në Spitalin “Isa Grezda” për t’i trajtuar plagët e marra. Viktima përveç grushteve e boksave ishte goditur edhe me mjete të forta.

    Krejt kjo ndodhi pasi M.M tentoi ta njoftoi sigurimin e klubit se një klient tjetër e kishte shqetësuar.

    “Pasi e njoftova sigurimin, më kanë sulmuar Brahim Shala më ka kapur për fyti kurse të tjerët më kanë goditur edhe me mjete të forta”, ka raportuar në polici viktima M.M pëcjell Insajderi.

    Nga aty, rreth orës 02:30, rasti u raportua në Policinë e Kosovës.  

    “Me datë 08.07.2022 rreth orës 02:30, në stacionin policorë në Gjakovë, është pranuar një informatë se emergjencën e Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë, kishte kërkuar tretman mjekësor një person i cili kishte lëndim e trupor si pasojë e goditjes me mjete të forta”, ceket në dosjen e siguruar nga Insajderi.

    I rrahur përfundoi edhe bashkëshoqëruesi i M.M, E.N.

    Ai ka deklaruar se për një moment ka vërejtur se sigurimi i klubit po e sulmomin M.M, me të parë E.N thotë se tentoi t’i ndajë, por pa rezultat. Përfundoi edhe vet i rrahur, madje thekson se u goditë edhe me shufër.

    Personi që e ka goditur siç mëson Insajderi është Maljind Alijaj.

    “Kam qenë në diskotekën Hangover me M.M ku për një moment kam vërejtur se shoqëruesi im u sulmua nga sigurimi i diskotekës. Kam ndërhyrë për t’i ndarë por nuk kam arritur pasi që sigurimat ishin shumë persona, edhe mua më ka goditur disa herë me shufër njëri prej tyre”, ka thënë E.N përcjell Insajderi.

    Nga policia është intervistuar edhe ish-polici, Brahim Shala shefi i sigurimit të “HangOver”.

    Pas intervistimit ai është liruar ani pse nga pamjet që ka siguruar Insajderi shihet duke e sulmuar njërin prej klientëve teksa shihet i shtrirë në tokë.

    Përkundër pamjeve e deklaratës së viktimës M.M Policia e Prokuroria amnistuan ish-policin, Brahim Shala.

    Policia arrestoi katër prej kolegëve të tij Fitim Gashajn, Artan Shehun, Majlind Alijajn e Herolind Hajdarajn.

    Në dosjen e siguruar nga Insajderi thuhet se “Të dyshuar Fitim Gashaj, Artan Shehu, Majlind Alijaj e Herolind Hajdaraj shihen duke e goditur viktimën M.M nga një incizim të cilin ne kemi arritur të e sigurojmë nga kamerat e sigurisë, kurse i dyshuari Brahim Shala shihet disa herë në afërsi të viktimës M.M, për asnjë moment nuk shihet duke e goditur, i njëjti në disa momente shihet duke tentuar të i largoj të dyshuarit tjerë nga viktima”.

    Çka deklaroi Brahim Shala në polici?

    Ish-polici Shala tha se ka shkuar pranë viktimës M.M, por që se ka sulmuar fizikisht. Deklaratë që bie në kundërshtim me të viktimës e pamjeve që ka siguruar Insajderi.

    “Derisa kam qenë në diskotekën “HangOver” ku unë edhe punojë si sigurim dikush nga kolegët na ka njoftuar se një person është duke i bezdisur nëpër tavolina, për shkak të moshës sime kam menduar të shkojë që ta qetësoj atë person, kur kam shkuar e kam vërejtur se M.M, duke u kacafytur me Sigurimin, kanë filluar duke u përleshur mes vete, unë kam ndërhyrë për t’i ndarë nëse ka ndonjë kamerë sigurie mund ti shihni qartë veprimet e mija pasi që unë për asnjë moment se kam goditur vetëm e kam mbrojtur dhe e kam tentuar qe ta qetësoj situatën”, ka deklaruar ai përcjell Insajderi.

    Shala deklaron se në asnjë moment se ka goditur viktimën përkundrazi thotë  se e ka mbrojtur dhe e ka tentuar që ta qetësoj situatën.

    Kur është pyetur se kush tjetër përveç tij ka qenë i përfshirë në rrahje, Shala është përgjigjur se “nuk më kujtohet saktë”.

    Po ashtu është pyetur nëse ka pasur telashe më herët me viktimën M.M. Ish-polici tha se “…kurrë skam pasur probleme me këtë person, mund ta verifikoni edhe në sistemin e juaj policorë as nuk e njoh.

    Shefi i Sigurimit të “HangOver”, ka refuzuar të jap ndonjë përgjigje për veprimet e kolegëve të tij.

    Gazeta Insajderi ka siguruar edhe deklaratën e punëtorit tjetër të sigurimit të “HangOver. Atë të Herolind Hajdarajt.

    Njësoj sikurse shefi i tij, Brahim Shala ai deklaron se nuk e ka prekur viktimën me dorë.

    “Më vjen keq për këtë rast që ka ndodhur ska qenë qëllimi im që të ndodhë ky rast, nuk e di pse personi në fjalë më ka përmendur mua, ndoshta se vetëm mua ma dinë emrin por ju sigurojë që për asnjë moment se kam goditë vetëm e kam mbrojte për këto shpifje të tij ndjej shumë keqardhje pasi që shkaku im nuk ka ndodhur më shumë”, ka thënë ai në polici përcjell Insajderi.

    Ndërkohë, viktima ka deklaruar se është kapur nga fyti nga Brahim Shala e është goditur edhe me mjete të forta nga Fitim Gashaj, Artan Shehu, Majlind Alijaj e Herolind Hajdaraj.

    Nga prokurori rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

    Lidhur me rrahjen brutale ndaj klientëve, Insajderi ka kontaktuar edhe pronarin e klubit, Valdrin Rizvanolli.

    Rizvanolli se ka komentuar ose dënuar rastin por është marrë me median.

    “Skam qenë unë aty, për detaje më të hollësishme e ki stacionin e policisë që mundesh me kontaktu. A i kam pa, jo mos me të rrejt jo, se nuk është diçka e mirë që ja vlen me u pa. Ne jemi të prirë si popull për bullizim të njerëzve, me favorizu bullizimin e njerëzve se sene të mira rrallë qitni ju”, është shprehur Rizvanolli përcjell Insajderi.

    Sipas tij “s’është interesant që me u pa ajo punë”.

    Insajderi sërish e ka pyetur se nëse ka një arsye pse ka ndodhur rasti, i njëjti ka vazhduar të merret me median.

    “Unë po ju kritikojë se është fakt nuk po flas për diçka që po shpiku – e nëse e arsyetojë ose jo unë qetash mundesh me shku në stacion të policisë edhe e merr raportin, jo prej meje, po zyrtarisht prej policisë”, deklaroi ai.

    Lexo edhe:

    Ekskluzive | Si e amnistoi Prokuroria ish-policin Brahim Shala, Insajderi sjell video-dëshminë

    Skandaloze | Sigurimi i klubit të natës “HangOver” e bëjnë për spital klientin, Insajderi sjell videon

    Raportimi i Insajderit për rrahjen në “HangOver” – policia arreston 4 persona

    Sigurimi i “HangOver” e rrahën klientin – Pronari i klubit merret me Insajderin, se komenton rastin brutal

    Rrahja në “HangOver” që tronditi Gjakovën – Si ndodhi dhe si u amnistuan grupi i sulmuesve

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark