×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    QKUK jep detaje pas përmirësimit të gjendjes se 23-vjeçares që u godit nga kulmi

    Insajderi
    06 February 2024 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Elza Ujkani, vajza e cila u lëndua rëndë si pasojë e rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës para rreth dy javësh, është në gjendje stabile shëndetësore.

    Shefi i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, Shaqir Uka, tha për Gazetën Insajderi se gjendja e 23-vjeçares ka qenë stabile dhe është liruar nga intensiva për të vazhduar në Neurokirurgji.

    “Po, është e vërtetë që Elza dje në orët e mesditës është liruar nga Mjekimi Intensiv Qendror, pas përmirësimit të gjendjes së përgjithshme të saj. Gjendja ka qenë stabile dhe ne e kemi transferuar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Klinikën e Neurokirurgjisë, ku do të vazhdojë të marrë trajtimin edhe për një kohë të caktuar… Ne mendojmë që gjendja e Elzës ka qenë jashtë rrezikut për jetë dhe kjo ka qenë arsyeja pse ne e kemi bërë këtë lëvizje nga Mjekimi Intensiv në Klinikën e Neurokirurgjisë. Shpresojmë që të mos ndodhë ndonjë komplikim i padëshirueshëm gjatë trajtimit të mëtutjeshëm të saj”, tha Uka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark