×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme / Kosovë

    “Qumili” tregon se si e shmangu ushtrinë e Jugosllavisë përmes aktrimit, duke e mbajtur vetëm 1 muaj

    Insajderi
    16 January 2023 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori i mirënjohur Sevdai Radogoshi i njohur ndryshe si Qumilli ka postuar disa fotografi të vjetra të periudhës së Jugosllavisë.

    Qumili përmes këtij postimi ka treguar kohën kur i është dashur të gënjej për të mos shkuar në ushtri.

    “Kur me erdhi ftesa qe te shkoj ushtar, isha baba i dy femijeve dhe ne pritje te femiut te 3t! Nuk doja te shkoja ne ushtri sepse babain e kisha te moshuar dhe isha i vetmi femije qe punoja per ta mbajt shtepin me 10 antare! Mua mu desht te luaj nje rol jetesor qe te bindi ushtrine Yugosllave qe nuk jam i afte per te kryer ushtrine, dhe te kthehesha ne shtepi per te punuar!” shkroi ai

    Gjithashtu ai tregoi edhe rolin se çfarë e kishte gjatë asaj periudhe.

    Postimi i plotë:

    Kur me erdhi ftesa qe te shkoj ushtar, isha baba i dy femijeve dhe ne pritje te femiut te 3t! Nuk doja te shkoja ne ushtri sepse babain e kisha te moshuar dhe isha i vetmi femije qe punoja per ta mbajt shtepin me 10 antare! Mua mu desht te luaj nje rol jetesor qe te bindi ushtrine Yugosllave qe nuk jam i afte per te kryer ushtrine, dhe te kthehesha ne shtepi per te punuar!

    Viti 1985, ushtar në Zagreb!

    – Ky ishte roli im ne ushtrine e Yugosllavis me nofken “Sulo Tarzan” (me njerin sy te mbyllur). Aktrimin e beja te ngjajshem me rolin e njohur te sotit “Uka”.

    Me kete rol arrita te mashtroj te gjithe ushtrine Yugosllave duke filluar nga Rreshteri deri te Neuro psikiatri dhe te mbaroj ushtrine per 1 muaj, ku detyrimi ushtarak ishte te kryheshin 15 muaj te obligueshme!

    Dhe u veteshpalla doktor i aktrimit😄!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark