×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qytetari e gjen në rrugë portofolin plot me para, e dorëzon në polici

    Insajderi
    29 June 2023 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetar ka dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj të enjten një portofol të cilin e kishte gjetur në rrugë.

    Policia njofton se në të kishte dokumente personale dhe një shumë të parave.

    Gjatë ditës së sotme, në Stacionin Policor në Skenderaj, nga ana e një qytetari është dorëzuar një portofol (të cilin e kishin gjetur në rrugë), në portofol kishte dokumente personale, dhe një shumë të parave”, thuhet në njoftimin për media.

    Nga ana e policisë, është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.

    “Policia e Kosovës, duke çmuar këtë gjest human, falënderon qytetarin dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm”, thuhet tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark