×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qytetari nga Gjakova gjen kuletën me para dhe e dorëzon në polici

    Insajderi
    22 December 2023 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një qytetar në Gjakovë ka gjetur një kuletë në të cilën dhe të njëjtën e ka dorëzuar në polici

    Në njoftimin e Policisë theksohet se qytetari pasi gjeti një kuletë në të cilën kishte edhe para, ka bërë një veprim ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare duke e dorëzuar atë në polici.

    “Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Zymberi ka dorëzuar një kuletë të cilin e kishte gjetur në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte një patentë shoferi, gjashtë mijë e nëntëqind (6900) lekë, njëqind e tridhjetë e pesë (135) euro si dhe dhjetë (10) sterlina britanike. Kuleta e gjetur dhe parat pritet t’i kthehet pronarit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë) i cili është kontaktuar”, thuhet në njoftim.

    Policia ka falënderuar qytetarin Zymberi për veprimin e tij duke vlerësuar se ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark