×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qytetari që Haxhiu paralajmëroi padi: Mos i mundo policët të më kërkojnë, jam në Vjenë

    Insajderi
    06 September 2022 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të hënën ka paralajmëruar se do ta raportojë në Polici, Korab Blakajn – një qytetar i cili shkroi një status ironizues ndaj Albulena Haxhiut e cila tregoi një histori sesi një prind i ka shkuar në zyre për t’i treguar ngjarjen e tentim dhunimit të vajzës së tij 14 vjeçare.

    E sot në mëngjese, qytetari i ka thënë Haxhiut se gjendet në Vjenë.

    Sipas tij, Haxhiu nuk duhet t’i mundojë policët që ta kërkojnë.

    “Mos të mundohet shumë të më gjejë ,as mos t’i mundojë policët tanë të më kërkojnë!Jam në Vjenë. I gatshëm kurdoherë të fluturoj në drejtim të vendlindjes, mjafton të më informojnë 4/5 orë më herët”, ka shkruar Blakaj në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark