×
  • Lajme
  • Lajme

    Qyteti i vetëm që shënoi mbi 50% të pjesëmarrjes në zgjedhje

    Insajderi
    25 June 2017 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Orari zyrtar, përfshirë këtu edhe 60 minutat shtesë të vendosura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të mbajtur hapur qendrat e votimit përfundoi.

    Procesi i votimit ka vijuar përtej orës 20:00 vetëm në ato qendra votimi ku ka patur njerëz në radhë, ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të dhënat paraprake në lidhje me pjesëmarrjen.

    Sipas KQZ-së, në shkallë vendi pjesëmarrja ka qenë rreth 44 përqind. Gjithnjë sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, rezulton se Kukësi është i vetmi qark ku kanë votuar më shumë se gjysma e personave më të drejtë vote, ndërsa Vlora është qarku me pjesëmarrjen më të ulët, rreth 36 përqind.

    Kështu, në Kukës kanë votuar 53.21 e votuesve, në Berat 41.27 përqind, në Dibër, 43.75 përqind, Elbasan 44.58 përqind, Fier, 49.31 përqind, Gjirokastër 41.53 përqind, Korçë 47.19 përqind, Lezhë 44.55 përqind, Shkodër 40.85 përqind, Tiranë 47.85 përqind dhe Vlorë 35.9 përqind.

    KQZ publikoi të dhënat edhe sa i takon gjinisë, ku tha se në total vetëm 19.35 përqind e votueseve femra kanë ushtruar të drejtën e votës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark