×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rada Trajkoviq tregon sa u orë u ndalua në Merdare me urdhër të Beogradit

    Insajderi
    15 December 2022 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, i ka thënë sot gazetës serbe Danas se është mbajtur disa orë në pikën kufitare në Merdare nga policia serbe, e më pas është lejuar të kalojë në Kosovë.

    Siç ka njoftuar në mëngjes, pas lëshimit nga autoritetet serbe, Trajkoviq ka shkuar për takim me përfaqësuesit e zyrës greke në Kosovë dhe në Ambasadën amerikane.

    Paraditmen e sotme ajo shkroi se është ndalur nga Policia serbe në kufi.

    “Nuk më lejohej të yja në Kosovë, pa asnjë shpjegim”, ka thënë ajo.

    Më vonë, ajo thotë se policët ia kanë konfiskuar dokumentet dhe po prisnin për aprovim nga Beogradi për t’ia kthyer.

    Pas disa orë mbajtje dhe pas “kontrollit të detajuar”, ajo thotë se Policia e lejoi ta vazhdonte udhëtimin e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark