×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Rahmeti ju knoftë”, Hasani reagon ashpër pas hulumtimit të Insajderit për tenderin që u dha për gjysmë milioni më shtrenjtë në Podujevë

    Insajderi
    14 March 2024 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhemajl Hasani, ish-kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka reaguar pas hulumtimit që ka publikuar Insajderi lidhur me tenderin që u dha për ndërtimin e një shkollë në Podujevë. Ky tender u dha për gjysmë milioni më shtrenjtë.

    Hasani ka reaguar pas kësaj duke shprehur mllefin e tij ndaj pushtetit në Podujevë.

    Nuk u dasht mu ngute , nashta kish konkuru naj kompani me çmim edhe me ta larte… E hongren kete shtet, rahmeti ju knofte po qysh po dini deri ne kete deregje“, ka shkruar ai në “Facebook”.

    Me 25 prill të vitit 2023, ishte hapur tenderi për ndërtimin e shkollës ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë. Komuna për këtë projekt kishte vendosur vlerën e parashikuar prej 2 milionë euro.

    Për këtë projekt kishin garuar nëntë kompani dhe grupe kompanish.

    Gjysmë milion euro është çmimi i tejkaluar krahas vlerës së parashikuar të kontratës, të cilën komuna po synon ta lidh me një kompani për ndërtimin e shkollës.

    Ani pse, kriter kryesor i dhënies së tenderit ishte “çmimi më i ulët”.

    Foto e projektit të shkollës ekonomike e publikuar nga komuna e Podujevës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark