×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Podujeva e Bulliqit refuzon ofertat e lira, paguan mbi gjysmë milioni më shumë për fituesin e tenderit

    Insajderi
    14 March 2024 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kriter kryesor i tenderit për ndërtimin e shkollës së re ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë ishte ‘çmimi më i ulët’, por përkundër kësaj, kompani fituese është zgjedhur kompania me çmim për gjysmë milion euro më të shtrenjtë se vlera e parashikuar.

    Me 25 prill të vitit 2023, ishte hapur tenderi për ndërtimin e shkollës ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë. Komuna për këtë projekt kishte vendosur vlerën e parashikuar prej 2 milionë euro.

    Për këtë projekt kishin garuar nëntë kompani dhe grupe kompanish.

    Por, edhe pse kishte kompani garuese që ofronin çmim më të lirë, komuna kishte konsideruar që ato nuk i plotësojnë kushtet dhe fitues u zgjodh grupi “Konstruktori ING 1969” & “Flori eng” NGA Prishtina, me vlerë të ofertës 2,565,696.26 euro.

    Në muajin gusht të 2023-tës, ishte marrë vendimi për pezullimin e aktivitetit të prokurorimit.

    Pasi që kompania “Grandelite L.L.L” dhe “Arad 94”, nuk ishin pajtuar me vendimin e Komunës kishin parashtruar ankesë në OSHP. Lënda kishte shkuar në rivlersim.

    Por, për të dytën herë, fituese është zgjedhur kompania “Konstruktori ING 1969” dhe “Flori eng”, me vlerë të ofertës prej 2 milionë e 565,696.26 euro.

    Pra, gjysmë milion euro është çmimi i tejkaluar krahas vlerës së parashikuar të kontratës, të cilën komuna po synon ta lidh me një kompani për ndërtimin e shkollës.

    Ani pse, kriter kryesor i dhënies së tenderit ishte “çmimi më i ulët”.

    Foto e projektit të shkollës ekonomike e publikuar nga komuna e Podujevës.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me komunën e Podujevës lidhur me këtë, por deri në publikimin e këtij teksti, nuk kanë kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark