Armando Broja tërheq sërish vëmendjen e UEFA-s, që në rrjetet sociale ka postuar një tjetër gol të sulmuesit të kombëtares shqiptare.
Këtë herë është përzgjedhur goli i shënuar kundër San Marinos në Elbasan, një duel që kuqezinjtë e fituan 5-0.
“Raketa Armando Broja”, shkruan UEFA në faqen e dedikuar për EURO 2024 dhe pyet fansat se kush është lojtari më premtues i kombëtares së tyre.