×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Raketa ruse fluturon 35 kilometra mbi një shtet anëtar të NATO-s

    Insajderi
    10 February 2023 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një raketë ruse e lëshuar nga një anije jashtë Krimesë sot hyri në hapësirën ajrore të Moldavisë përpara se të godiste Ukrainën, duke kaluar rreth 35 kilometra në verilindje të Rumanisë anëtare të NATO-s, tha Ministria rumune e Mbrojtjes, raporton Insajderi.

    “Sistemi i mbikqyrjes së Forcave Ajrore Rumune zbuloi sot një objektiv ajror, ka shumë të ngjarë një raketë lundrimi të lëshuar nga një anije ruse në Detin e Zi afër Gadishullit të Krimesë,” njoftoi ministria, duke shtuar: “Më afër hapësirës ajrore rumune ishte rreth 35 kilometra në verilindje të kufirit”.

    Ukraina: Raketat hynë në hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë

    Gjenerali i lartë i Ukrainës tha se dy raketa Kalibr të lëshuara nga Deti i Zi hynë në hapësirën ajrore të Moldavisë, pastaj në Rumani dhe më pas në Ukrainë. Rusia lëshoi 71 raketa lundrimi në Ukrainë të premten dhe 61 prej tyre u rrëzuan, njoftoi Forcat Ajrore të Ukrainës.

    “Deri në orën 11:30, armiku lëshoi 71 raketa X-101, X-555 dhe Kalibr. Forcat e mbrojtjes ajrore, Forcat Ajrore dhe komponentët e tjerë të Forcave të Mbrojtjes së Ukrainës shkatërruan 61 raketa lundrimi armike”, thuhet në Telegram.

    Forcat Ajrore thonë se Rusia përdori tetë bombardues strategjikë Tu-95MS dhe gjuajti raketa X-101 dhe X-555 nga Deti Kaspik dhe qyteti rus i Volgodonsk. Forcat ruse lëshuan gjithashtu raketa lundrimi Kalibr nga anijet në Detin e Zi./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark