×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rama: Bulliqi e ka të humbur garën në Podujevë

    Insajderi
    22 October 2021 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti politik, Fidan Rama ka thënë se kandidati për kryetarët i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi e ka të humbur garë në Podujevë në zgjedhjet e 14 nëntorit.

    Sipas Ramës, forma e komunikimi e Bulliqi është për keqardhje, dhe këtë po e bon pasi po e vëren se po e humb garën në Podujevë.

    Tutje, Rama tha se elektorati i LDK-së në Podujevë është kthyer dhe Hyseni do të fitoj në raundin e dytë,

    ” Garën Bulliqi e ka të humbur, unë besoj që Haseni do të fitoj në raundin e dytë sepse këtu është shënuar një kthesë në raport me elektoratin e LDK-së, është kthyer fryma e besimit që Ekrem Hyseni mund ta fitoj garën, e dyta është forma e komunikimi që e ka bërë mbrëmë Bulliqi është për keqardhje sepse po flet për një profil që ne nuk e njohim shumë sa e njohin qytetarët në Podujevë, dhe sa është në gjendje Hyseni të publikon fotografi të tilla janë veprime shumë të ulëta dhe të çuditshme që i ka bërë Bulliqi, sepse ai nuk njeri i tillë që bie në atë nivel. Bulliqi po e vren që po e humb garën në Podujevë”, ka thënë Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark