×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rama del në kryeqytet: Rruga “Ukshin Hoti” po bëhet me katër korsi

    Insajderi
    08 August 2023 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për zgjerimin e rrugës “Ukshin Hoti”,  e cila do të bëhet me katër korsi.

    Rama ka thënë se ky projekt do të jetë për autobus, biçikleta dhe automjete, e që do të ndikoj në përmirësimin e trafikut në Prishtinë.

    Postimi i plotë:

    Rruga “Ukshin Hoti” në #kryeqytet shumë shpejt do të marrë pamje tjetër.

    Filluam me hapat e parë në realizimin projektit për zgjerimin e kësaj rruge në katër korsi, për autobusë, bicikleta dhe automjete e cila do të ndikojë në përmirësimin e trafikut në Prishtinë.

    Bashkë me drejtorët, Krenar Xh Xhaferi, Florian Dushi, Mimoza F Sylejmani, Ilirik Musliu e Doruntinë E. Maloku e pamë procesin e punës në lirimin e hapësirave publike përgjatë kësaj rruge si fazë e parë e punimeve në këtë projekt.

    #prishtinapraktike

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark