×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rama e Haliti pozojnë me kryetarin e Londrës, pretendojnë se zhvilluan takime “të përzemërta e të mrekullueshme”

    Insajderi
    20 September 2023 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti kanë pozuar sot krahpërkrah me kryetarin e Londrës, Sadiq Khan gjatë Samitit të Qyteteve të Fuqishme i cili po mbahet në New York.

    Rama pozoi sot i buzëqeshur me të parin e kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar për një fotografi në Facebook. Kryetari i Prishtinës e cilësoi këtë takim ‘të mrekulleshëm‘.

    Takim i mrekullueshëm me Kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, gjatë Samitit të Qyteteve të Fuqishme i cili po mbahet në New York. Biseduam mbi sfidat e qyteteve tona dhe shkëmbyem ide se si mund t’i ndryshojmë vendet tona për të mirë“, ka shkruar Rama.

    Takim ‘shumë të përzemërt‘ kishte edhe kryetari i Vitisë me kryetarin e Londrës. Të paktën kështu tha Sokol Haliti.

    Gjatë samitit në New York, pata një takim shumë të përzemërt me kryetarin e Londrës, Sadiq Khan“, ka shkruar Haliti në mbishkrimin e fotografisë.

    Se a ishin këto dy takime të mrekullueshme edhe për Khan ende nuk dihet.

    Kryetari londinez nuk e ka cekur në asnjë rrjet social të tij që ka zhvilluar takim të përzemërt me kryetarin e Vitisë dhe as nuk ka ndonjë njoftim të tij për takim të mrekullueshëm me Ramën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark