×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rama e përgëzoi Kurtin për marrëveshjen në Bruksel, Bajrami e pyet “ku është transparenca”

    Insajderi
    26 October 2023 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për pranimin e propozimit të BE-së për avancim drejt zgjidhjes së çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Por vet Kurti as dikush nga kabineti i tij nuk ka dhënë ndonjë detaj nga takimi.

    Ndaj këtij veprimi të Qeverisë Kurti ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, shkruan Insajderi.

    Ajo ka pyetur qeverinë se “a e din çka është transparenca”.

    Tutje, Bajrami ka ironizuar duke thënë se i kupton se iu duhet kreativitet për të treguar se çfarë kanë pranuar në Bruksel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark