×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Fatkeqësi pikëlluese lajmi për humbje jetësh të vëllezërve dhe motrave nga Kosova

    Insajderi
    25 July 2021 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik të autobusit me mërgimtarë kosovarë në Kroaci ku vdiqën 10 persona.

    Ai ka thënë se është fatkeqësi pikëlluese lajmi për humben e jetëve të vëllëzërve e motrave nga Kosova. Rama lutet për të plagosurit që t’ia dalin dhe shpreh ngushëllime për familjet e viktimave.

    “Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëlime vëllazërore familjeve të viktimave”, ka shkruar Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark