×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rama jep lajmin e mirë për prishtinasit: Eliminohet taksa 150 euroshe në transaksion të pronës

    Insajderi
    30 November 2023 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është miratuar propozimi që të shfuqizohet rregullorja në të cilën parashihej taksa në transaksion të pronës së paluajtshme e që kishte vlerën 150 euro, në Komunën e Prishtinës.

    Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shkruan Insajderi.

    I pari i kryeqytetit tha se shfuqizimi i kësaj takse, “përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të qytetarëve”

    Postimi i tij i plotë:

    ELIMINOHET TAKSA NË TRANSAKSION TË PRONËS.

    Me shumicë votash të këshilltarëve komunal është miratuar propozimi ynë që të shfuqizohet rregullorja në të cilën parashihej taksa në transaksion të pronës së paluajtshme e që kishte vlerën 150 euro.

    Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, e cila përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark