Insajderi
Insajderi

Rama kishte konfirmuar para një muaji kërcënimin e Dugagjin Lipës: Votojeni tokën, ose ika në Tiranë

Insajderi
15 June 2022 - 10:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama kishte konfirmuar para një muaji kërcënimin e Dugagjin Lipës: Votojeni tokën, ose ika në Tiranë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“‘Sunny Hill’ ka ofertë edhe prej Tiranës”, kishte deklaruar kryetari i Prishtinës Përparim Rama në seancën kur Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar që kompanisë “Sunny Hill” t’i jepet prona 17-hektarëshe në Bërnicë të Poshtme në shfrytëzim për 99 vjet, shkruan Gazeta Insajderi.

Se a ka pasur kërcenim nga babai i yllit botërorë, Dukagjin Lipa që nëse nuk ia plotësojnë të gjitha kërkesat që ai i kishte paraparë do ta qoj festivalin “Sunny Hill” në Tiranë, e konfirmon edhe vetë kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Ai në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal shtonë se nëse nuk e marrim ashtu me ato kërkesa, mund të shkoj në Tiranë e Shkodër.

“Nëse ne nuk e marrim ashtu, mundet të shkojë në Tiranë, në Shkodër. Nuk i vyen Prishtina ‘Sunny Hillit’, por Prishtinës i vyen ‘Sunny Hill Festival’”, kishte deklaruar Rama.

Çfarë kishte thënë opozita në Prishtinë

Në komunën e Prishtinës, vendimi për dhënien e tokës ishte përcjellë me debate të ashpra, pasi opozita ishte kundër dhënies prej 17 hektarësh në pronësi të një kompanie për kaq shumë vjet. Për të votuar, VV dhe dy partitë e tjera opozitare, AAK dhe AKR, kërkuan të ndryshohen disa pika.

“Një pronë publike prej 17 hektarësh, përafërsisht është 30 fusha futbolli, po ja japim një kompanie. Jemi fuqishëm t’i ndajmë parcelë ‘Sunny Hillit’, por duhet të arrihet një barazi interesi”, ka thënë shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla.

Sipas tij, kontrata ka më shumë obligime sesa përfitime për Komunën e Prishtinës.

“Nuk jemi kundër, por janë diskutabile disa pika. Ndërprite sot dhe kthehu pas dy apo tri dite me një kontratë më të favorshme dhe na keni të gjithë asamblistëve pro.

Kjo është letra që Dukagjin Lipa ia dërgoi Osmanit, Kurtit, Gërvallës e Çekut pas dështimit të Festivalit Sunny Hill

Festivali më i madh që u organizua disa herë në Kosovë, “Sunny Hill”, sivjet nuk do të mbahet në Kosovë. Organizatorët janë tërhequr.

Ky vendim erdhi si pasojë e zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit. Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.

Dukagjin Lipa, ka publikuar edhe letrën që ia ka dorëzuar presidentes, kryeministrit, ministrës së jashtme dhe ministrit të kulturës.

“Sunny Hill sjell disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore në Prishtinë, krijon publicitet masiv për vendin tonë në tërë botën (vlera e publicitetit ndërkombëtar të krijuar vetëm nga edicioni i fundit është llogaritur në vlerën prej 23 milionë eurove si dobi direkte për imazhin e shtetit), ka sjell deri në 10 (dhjetë) milionë euro për ekonominë e kryeqytetit, si dhe promovon vlerat më të mira të kulturës, muzikës dhe rinisë tonë nëpër botë. Për më shumë, me dhjetëra mijëra njerëz ose mbi 50 për qind të pjesëmarrësve në Sunny Hill Festival në çdo edicion kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga më shumë se 40 vende të ndryshme të botës’, thuhet ndër të tjera në letrën e Dukagjin Lipës dërguar krerevë të shtetit.

Ky festival ndërkombëtar tashmë do të mbahet në Tiranë.

Ekskluzive: Qeveria Kurti shtyu përpara mbajtjen e Sunny Hill në Prishtinë, biznesmeni Lipa nuk pëlqeu respektimin e ligjit

“Sunny Hill nuk do të mbahet në Prishtinë, por në Tiranë”, ky titull ka pushtuar ballinat e mediave shqiptare, mbrëmë.

Krejt kjo pasi Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua Lipa përmes një reagimi në Facebook tregoi se arsyeja e zhvendosjes është zvarritja e procedurave për pronën ku do mbahej festivali.

Por, në një dokument të siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal u kërkua që të bëhet përshpejtimi i procedurave dhe disa ndryshime shtesë.

Në letrën e dërguar tek i pari i kryeqytetit, thuhet se ai gëzon mbështetjen nga MAPL për këto procedura.

“Diskutimet dhe propozimet nga takimi lidhur me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për “THE SUNNY HILL’. Sh.p.k, i kemi kuptuar si veprime te kujdesshme gë ky proces të zhvillohet në frymën e parimeve ligjore të legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës dhe parimin e menaxhimit të drejt me pronën publike për çka do të keni përkrahjen tonë si ministri”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Insajderi.

Gjithashtu në dokument thuhet se duhet të merren parasysh disa gjëra, duke filluar nga kohëzgjatja e dhënies së pronës, përdorimi i përbashkët jashtë kalendarit të festivalit dhe gjithashtu mundësia që hapsira të përdoret edhe nga festivalet e tjera.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark