×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rama: Kosova rrezikon të humbasë shansin historik të planit franko-gjerman

    Insajderi
    12 October 2023 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës është një nyjë që duhet këputur sa më shpejtë.

    Në seancën ku do të miratohet rezoluta për Kosovën, Rama përsëriti qëndrimin për zbatimin e planit franko-gjerman, teksa shpjegoi kërkesën ndaj KFOR, për të marrë nën kontroll veriun dhe akuzat në drejtim të tij.

    “Një turravrap lukunie e etur për sherr, hipokrizi pseudopatrioke. Furia mori kot kur përsërita qëndrimin e njohur. E kam thënë në samitin e NATO-s mbi domosdoshmërinë e marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFORI, fokusimi te suksesi i planit franko-gjerman dhe dhënies drejtim të asociacionit me shumicë serbe se është një nyje që nuk duhet mbajtur si litar në këmbë, që e pengon Kosovën në rrugën e saj dhe largon objektivin për t’u bërë pjesë e OKB-së, NATO-s, BE-së”, tha Rama.

    “Ajo nyje duhet këputur një orë e më parë nuk duhet shkencë, por vetëm logjikë, për të kuptuar se ai asociacion duke mos u bërë është kthyer në litar, i cili për mendtë e kokës do të vazhdojë të shtrëngojë këmbët e Republikës së Kosovës. Të mos e kuptosh këtë do të thotë të mos duash t’ia dish si duhet hedhur hapi tjetër. Kosova po rrezikon ta humbasë shansin historik që i jep plani franko-gjerman, për të bërë një progres në luftën me Serbinë prej mosbërjes së atij asociacioni besimin e atyre që e njohën si shtet të pavarur. Duke u bërë fakt i kryer ai asociacion që mistifikohet si të ishte kali i rilindur i Trojës, do të kthehet në litar në këmbët e Beogradit. Nëse bëhet si duhet, Serbia nuk do të lëvizë dot aq lirshëm sa ka lëvizur këto kohë në Bruksel e SHBA”, shtoi Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark