×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama në Këshill të Evropës: Republika e Kosovës, jo “Kosovo” – paralele e paqëndrueshme krahasimi me Krimenë

    Insajderi
    12 October 2022 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

    Ai ka thënë se nuk është aty për të folur vetëm për Shqipërinë.

    “Jam këtu të flas. Kthimi i historisë nga konflikti në bashkëpunim kërkon vullnet dhe besim të ndërsjellë edhe midis institucioneve ndërkombëtare. Nëse ato dështojnë të sjellin drejtësi, atëherë kjo kalon tragjedinë personale”, është shprehur Rama para asamblesë.

    “Shqipëria vazhdon ta ndërtojë të ardhmen me trashëgiminë e së kaluarës. Serbia tani është një partner I rëndësishëm brenda Ballkanit të Hapur. Evropa për ne është projekt ekzistencial. Historia nuk ka qenë e kujdesshme me ne, nuk kemi mundur që të zgjedhim se ku përkasim”.

    Në fjalën e tij Rama e ka përmendur edhe Kosovën, duke kërkuar që të mos i drejtohen me “Kosovo”

    Është Republika e Kosovës. Nuk është kurrë vonë për të përmirësuar gabimet.

    “Sikur Ukraina sot, Republika e Kosovës është përballur pak dekada më parë. Ka përpjekje që të tërhiqen paralele midis Krimesë dhe Republikës së Kosovës, cka është e paqëndrueshme”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark