×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama në Shkup: Mund të ishim në pozicion më të mirë nëse BE do të ishte më serioze në menaxhim

    Insajderi
    22 January 2024 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Samitin për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Shkup, tha se për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian është sfidë e madhe.

    Rama tha se deri në momentin që Bashkimi Evropian të bëjë rajonin pjesë të saj, ky i fundit të bëjë treg të përbashkët.

    I pari i Shqipërisë vuri theksin te sfidat dhe përfitimet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë në Bashkimin Evropian.

    “Kjo është sfidë e madhe dhe përfitim i madh nëse duam të bëhemi pjesë e kësaj familje. Nëse duam dhe jemi të gatshëm të sakrifikoni, të jepni diçka prej vetes dhe jo të luani loja. Këtu bëhet fjalë për testin e madh të pjekurisë për ne dhe ne duhet ta kalojmë këtë. Mund ta paramendoninë çfarë pozicioni më të mirë do ishim nëse BE do ishte më serioze në menaxhimin në çështjet e vërteta. Kështu duhej të ishte kur filloi Procesi i Berlinit. Një vit më pas ne filluam me Ballkanin e Hapur”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark