×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama ngushëllon popullin serb për tragjedinë në Beograd

    Insajderi
    03 May 2023 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas tragjedisë që ndodhi në Beograd, ku u vranë tetë nxënës dhe një roje, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe popullin serb.

    Ai tha se është e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme, teksa të plagosurve iu uroi shërim të shpejtë.

    “Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe”, shkroi Rama.

    Një 14-vjeçar mëngjesin e sotëm vrau tetë nxënës në një shkollë në Beograd e po ashtu edhe rojën e sigurisë, ndërsa plagosi edhe disa nxënës të tjerë, ku njëri prej tyre vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark