×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Rama: Nuk duam që Telekomi i Serbisë ta blejë Telekomin e Shqipërisë

    Insajderi
    10 October 2018 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Shqipërisë ka kumtuar se është kundër asaj që Telekomi i Serbisë ta merr operatorin e dytë sipas madhësisë të telefonisë mobile në Shqipëri.

    Kryeministri Edi Rama ka thënë dje se Telekomi serb nuk është preferenca e qeverisë shqiptare për blerjen e Telekomit të Shqipërisë. Ai ka shtuar se në përgjithësi kompanitë nga Serbia janë të mirëseardhura në Shqipëri.

    Telekomi serb është prej disa kompanive i cili ka treguar interesim për blerjen e Telekomit të Shqipërisë i cili është pjesë e Deutshe Telekom.

    Qeveritë ndonjëherë i pengojnë kompanitë e huaja t’i marrin ato vendore për arsye të sigurisë kombëtare, megjithëse Shqipëria nuk ka theksuar në mënyrë eksplicite se do të veprojë ashtu.

    Rama ka thënë se qeveria e tij zakonisht nuk merr pjesë në transaksione private, por dëshiron të shprehë mendimin e tij pasi tregu i telefonisë mobile është sektor strategjik./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark