×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rama për akuzat e Kurtit ndaj Lajçak: Të lënë pa tekst, qasja e Prishtinës po i ndihmon Serbisë

    Insajderi
    21 September 2023 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, beson se qasja e Kosovës në raport me dialogun po e ndihmon Beogradin.

    Rama ka komentuar akuzat e Kurtit bërë ndaj ndërmjetësuesve të dialogut Kosovë – Serbi, Josep Borrell si zyrtar i lartë i BE-së, dhe Miroslav Lajçakut, si emisar për dialogun.

    Por Rama thotë se nuk dyshon se Kurti ka dëshirë të madhe që të bëjë më të mirën për Kosovën, por thotë se vullnet i madh nganjëherë nuk mjafton.

    Janë gjëra që të lënë pa tekst dhe janë gjëra që dëmtojnë edhe më shumë atë që pretendohet se po përpiqen të riparojnë, sepse të ngresh një teori konspiracioni për një bashkëpunim që e zbulove mes Serbisë dhe të dërguarit special të gjithë BE nuk është diçka e këshillueshme për t’u bërë. Po e përsëris, unë nuk dyshoj në dëshirën e madhe dhe të mirë të Albinit për të bërë më të mirën për Kosovën, por dëshira e madhe dhe vullneti i mirë nuk mjaftojnë asnjëherë. Duhet qartësia strategjike, për të arritur qëllimin, gjë që nuk e shoh”, ka thënë ndër tjerash Rama Real Story në ABC News.

    Pjesë nga intervista e Ramës:

    Në fakt, reagimi i para disa ditëve i kryeministrit Albin Kurti ishte i paprecedentë dhe unik, nuk e kujtoj një rast të tillë të ngjashëm, që një përfaqësues i lartë i Kosovës të akuzojë drejtpërdrejtë përfaqësuesin e BE dhe të thotë se i ka dërguar letër ankesë zyrtare kryeministrit Scholz dhe Presidentit Macron, besoj këtu jemi në një nivel tjetër të përplasjes, apo jo?

    Janë gjëra që të lënë pa tekst dhe janë gjëra që dëmtojnë edhe më shumë atë që pretendohet se po përpiqen të riparojnë, sepse të ngresh një teori konspiracioni për një bashkëpunim që e zbulove mes Serbisë dhe të dërguarit special të gjithë BE nuk është diçka e këshillueshme për t’u bërë. Po e përsëris, unë nuk dyshoj në dëshirën e madhe dhe të mirë të Albinit për të bërë më të mirën për Kosovën, por dëshira e madhe dhe vullneti i mirë nuk mjaftojnë asnjëherë. Duhet qartësia strategjike, për të arritur qëllimin, gjë që nuk e shoh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark