×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Prishtinën do ta shndërrojmë në një vend me karakter unik në botë

    Insajderi
    13 October 2021 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës Përparim Rama, tha se është shumë i lumtur kur sheh përkushtimin e qytetarëve për ndryshim.

    Ai tha se i di të gjitha problemet dhe nevojat e qytetarëve.

    Rama theksoi se së bashku do ta shndërrojnë Prishtinën në një vend me karakter unik në botë, ashtu siç i ka hije.

    “Jam shumë i lumtur kur shoh përkushtimin e qytetarëve për ndryshimin e Prishtinës. Bashkë me ekipin tim patëm takime të rëndësishme gjatë gjithë ditës. E filluam ditën me takimin që patëm me banorët e lagjes së Spitalit dhe e vazhduam në lagjen e Vreshtave, më pas takuam banorë nga lagjja Sofalia, ku vizituam biznese të ndryshme, dhe ditën e mbyllëm me një takim tjetër me të rinjtë dhe qytetarët tanë”.

    “Unë i di të gjitha problemet dhe nevojat e qytetarëve tanë. Të gjitha mënyrat e zgjidhjeve janë në plan programin tonë dhe do të realizohen.Bashkë do ta shndërrojmë Prishtinën në një vend me karakter unik në botë, ashtu siç i ka hije. PRISHTINA PËR TË GJITHË!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark