Kandidati i Lidhjes Demokratike për të parin e Prishtinës, Perparim Rama, ka takuar mbrëmë banorët në lagjen “Muharrem Fejza”. Atyre u ka premtuar zgjidhje të problemeve me të cilat po përballen.
“Bashkë me banorët e Rr. “Muharrem Fejza”, diskutuam për mungesat dhe për problemet që ka kjo lagje, duke filluar nga infrastruktura rrugore e cila është nisur qe sa kohë por nuk ka përfunduar”, ka shkruar Rama në Facebook.
Kandidati për kryeqytetin ka shkruar se kjo lagje ka probleme të shumta, si me kanalizim, ndriçim rrugor, me tela të rrymës, qen endacakë. Ai ka potencuar edhe mungesën e çerdheve dhe se ka nevojë të rrisë kapacitetet e mjekësisë familjare.
“Këto probleme kërkojnë zgjidhje të menjëhershme”, ka shkruar Rama.