×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: “Shtëpia e verdhë” s’ishte as e verdhë dhe as klinikë

    Insajderi
    12 October 2022 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke vazhduar fjalën e tij në Këshill të Evropës  nga ku edhe po rendit argumentet kundërshtuese dhe demantuese për librin e Carla Del Ponte dhe raportit të Dick Martyt me pretendime për krime lufte.

    Rama, ka thënë se “Shtëpia e verdhë”, në të cilën raporti i Dick Martyt pretendonte se janë nxjerrë organe njerëzish nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ishte as e verdhë dhe as nuk ishte klinikë.

    “Raporti përqendrohet dhe e vendos një theks të veçantë tek një vend specifik mjekësor, një shtëpi e verdhë ku ishin përqendruar operacionet”.“Kjo shtëpi nuk është e verdhë dhe as klinikë, është një shtëpi prej të shumtave në një zonë të thellë të Shqipërisë. Vetë fshati ndodhet në një zonë shumë të largët të Shqipërisë”, tha Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark