×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rama thotë se NPB pati rritje të hyrave prej 88% në vitin 2023

    Insajderi
    26 December 2023 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot Ndërmarrjen Publike Banesore, ai ka thënë se kjo ndërmarrje ka pasur rritje të hyrave prej 88% në vitin 2023.

    Sipas tij NPB ka shënuar një rezultat të shkëlqyer në vitin që po lëmë pas.

    “NPB, Ndërmarrja Publike Banesore: Shembull i Suksesit në Kryeqytet. Me një përkushtim të pamohueshëm, punonjësit e Ndërmarrjes Publike Banesore arritën një rezultat të shkëlqyer gjatë vitit 2023. Sot gjatë vizitës në Ndërmarrje, kryeshefi ekzekutiv, Artan Berisha, na tregoi për një rritje të të hyrave prej 88%, një sukses i madh në krahasim me vitin 2022”.

    Ai theksoi se në bashkëpunim me NPB-në, gjatë këtij viti u renovuan 10 objekte të Qendrave të Mjekësisë Familjare, 6 Institucione Arsimore, Shkolla e Çerdhe, dhe shumë objekte kolektive në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark