22:11 - 16 Shkurt 2023

Panelisti Sadri Ramabaja, ka thënë se është befasuar nga ajo çfarë ka thënë deputeti i VV-së, Haki Abazi, sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka akuzuar sot partinë e tij, siç ka thënë se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Sipas tij, Prokuroria Speciale duhet të marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj-Bajrami për rastin.

Ramabaja tha se është i tronditur me atë çfarë ka dëgjuar.

Para disa ditëve kam pirë kafe me të. Nuk ra biseda për këtë rast. Nuk e kam pritur që situata të vijë deri këtu”, tha Ramabaja.

Ai tutje hedh dyshime për vendin ku ishin të ruajtura mostrat e Astrit Deharit.

“Ai institucionet nuk është përgjegjës për ruajtje të mostrave”, tha ai.