×
  • Sport
  • Sport

    Ramadani: Te Lecce kam ardhur për të lënë gjurmë

    Insajderi
    28 August 2023 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ylber Ramadani ka zhvilluar një tjetër ndeshje fantastike në Serie A, teksa me Leccen e tij barazuan 2-2 ndaj Fiorentinës.

    Mesfushori shqiptar ka qenë ndër më të mirët në fushë dhe arriti të fitonte shumë duele me Giacomo Bonaventurën dhe mesfushorin brazilian Arthur.

    Pas përfundimit të ndeshjes ferizajasi ka folur për mediat italiane duke treguar si po ecën karriera në Serie A dhe u ndal për të folur edhe për paraardhësin e tij në mesfushën e Lecces, Hjulmand.

    “Nuk e nisëm mirë pjesën e parë, duke pësuar një gol, por më pas reflektuam për gabimet tona dhe u përmirësuam. Më duhej të ruaja Arthurin dhe u mundova pak, por më pas dola kundër Bonaventuras dhe ishte më mirë”.

    “Çfarë do të thotë të zëvendësosh Hjulmand? Në futboll duhet të marrësh përgjegjësi çdo ditë, por unë erdha këtu për të lënë gjurmën time. Hjulmand ishte i rëndësishëm vitin e kaluar, por kjo është e kaluara, unë duhet të bëj më mirë që Lecce të qëndrojë në Serie A”, tha Ramadani.

    Ai thotë se më parë është trajnuar nga një trajner italian dhe tanimë e di mentalitetin që duhet të jetë në Serie A.

    “Në Serie A ka një nivel tjetër në krahasim me Skocinë, por më ka trajnuar një italian dhe tashmë e di se çfarë mentaliteti ka këtu”, u shpreh mesfushori shqiptar. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark