×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ramë Lahaj: Duhet të qëndroje Bled, se vetëvrasja nuk është zgjidhje

    Insajderi
    25 August 2022 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tenori shqiptar, Ramë Lahaj ka reaguar për vdekjen e hershme të kornistit të Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi, shkruan Insajderi.

    Përmes një postimit në Facebook, Lahaj ka treguar se miku i tij Bujupi kishte bërë vetëvrasje.

    “Nuk t’i di hallet, mik e koleg i çmuar tanimë i ndjerë, por sado që të kesh qenë në siklet me çkado që të ka munduar, nuk asht kurrë zgjidhje vetëvrasja. Ne si popull jemi ballafaqu me halle e brenga e ç’njerzime nga më të ndryshmet, por nuk jemi dorëzu kurrë. Kemi rezistu e qëndru fort sepse në këtë jetë nuk kemi përgjegjësi veç për veten por edhe për një rreth të madh njerëzish që na duan fort”, ka shkruar Lahaj.

    “Duhet të qëndroje Bled, se vetëvrasja nuk asht zgjidhje”, thuhej në fjalimin prekëse të Lahajt.

    Tutje, Lahaj ka shtuar se me humbjen e Bledar Bujupit kemi humbë një muzikant me një botë të madhe brenda vetes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark