Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi e ka finalizuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet e Grupit 10 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Ndeshjet do të zhvillohen në Sandefjord të Norvegjisë prej 6 deri më 12 tetor.
Ndeshjen e parë Dardanët U19 do ta zhvillojnë më 6 tetor kundër Norvegjisë, në orën 13:00, derisa tri ditë më pas do të ballafaqohen me Gjeorgjinë, në orën 16:00.
Ndërkaq, ndeshjen e fundit të përzgjedhurit e Krasniqit do ta zhvillojnë më 12 tetor kundër Uellsit, në orën 15:00.
Lista e Krasniqit është e komponuar me lojtarë që luajnë në Kosovë dhe jashtë saj.