Sergio Ramos është një emër i madh në futbollin spanjoll. Për shume vite mbrojtësi spanjoll ka lënë gjurmë në kampionatin spanjoll me Real Madrdin dhe kombëtaren me paraqitjet e tij, shkruan Insajderi.
Këtë sezon Ramos ka rigjetur formën e tij fizike dhe paraqitjet e mira këtë sezon me skuadrën franceze PSG, ka bërë që emri i tij të mendohet nga përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Enrique do ta ftojë Ramosin për dy ndeshjet e shtatorit.
Ramos sezonin e kaluar kishte probleme të mëdha me lëndime dhe nuk ishte në formën e tij më të mirë, duke bërë që Enrique mos ta grumbullonte në kombëtare. /Insajderi/