Insajderi
Insajderi

Ramush Haradinaj rizgjidhet kryetar i AAK-së

Insajderi
05 June 2022 - 16:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramush Haradinaj rizgjidhet kryetar i AAK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga deputetja Albana Bytyqi.

“Kuvendi i IX Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u përmbyll sot me zgjedhjen kryetar të degës, liderin e pashoq, Ramush Haradinaj. Jemi krenarë që me kryetarin Haradinaj, Aleanca po forcohet çdo ditë e më shumë, me vizion të qartë për të ardhmen e me bashkëpunëtorë që japin gjithë potencialin e tyre në zhvillimin e vendit tonë. Urime kryetar Ramush Haradinaj, na priftë e mbara!”, u shpreh ajo.

Haradinaj ishte i vetmi kandidat për kryetar të kësaj partie.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark