Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje pas publikimit të “Exit Poll-ve”, ku kjo parti del fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Duhet falënderuar të gjithë mekanzimat për këto zgjedhje, dhe qytetarët për një pjesëmarrje pasi që ka qenë kohë e vështirë. Përpos Exit Polleve një trend i votës kah VV-ja dhe konstatohet një fitore e tyre dhe shftytëzojë rastin me u uru edhe fitoren e VV-së, rezultatet përputhen me pritshmëritë tona”, tha Haradinaj.
“Nga rezultatet e deritanishme që na vijnë nga KQZ, jemi tek rezultati 10%”, shtoi ai.